Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 117 raste të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit kanë hùmbur jetën 4 qytetarë si pàsojë e kòrònavírusít, një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sémundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sémundje bashkéshoqëruese.
Pas rritjeve të rasteve ditore të ditëve të fundit, rritja e numrit të pacíentëve që kanë nevojë për terapi inténsive e kanë vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar. Por në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë apelon për bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e rregullave, që të kufizohet përhàpja e COVID 19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thírrje të gjithë qytetarëve të vendosni detyrimisht màskën në çdo ambient të mbýllur, të respektoni distancën prej të paktën 1.5 metër nga të tjerët dhe të kujdeseni për higjienën personale dhe kolektive.