3 víktima dhe 68 raste të reja në 24 orët e fundit janë shënuar në vend. Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sémundje bashkëshoqéruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sémundje të tjera.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshùar të prékur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çùar numrin e të shërùarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve të vendosin detyrimisht màskën në ambientet e mbýllura, të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së inféksionit.