Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër të një vajze një vit e gjysmë më parë dhe vogëlushja pas ndarjes së prindërve jeton me Loredanën.
Reperja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku nuk mungojnë foto dhe video të shumta me Hanën e cila tashmë është rritur dhe gjithnjë e më shumë po bëhet një kopje e vogël e Mozzik, raporton Arkiva Shqip.
Këtë herë Loredana ka postuar një video ku vogëlushja shfaqet duke kërcyer vallen e Tropojës dhe më bukur se ajo nuk e kërcen askush tjetër.
Videoja e vogëlushes teksa tundet nën ritmet e muzikës është shumë e bukur dhe Hana sapo na i zbukuroi ditën me mënyrën se si kërcen nën ritmin e muzikës.