Kur bëhet fjalë për jetën e saj private (përveç lídhjes së saj me Feron), modelja Arbenita Ismajli përpíqet të tregohet sa më dískréte dhe ta mbajë atë sa më larg kamerave.

Megjithatë, ditën e sotme duket se i ka bërë disa përjàshtime, pasi na ka prezantuar me prindërit dhe gjyshërit e saj.

Modelja e njohur ka publikuar në Instastory disa prej fotove të tyre që duken po aq të pashëm sa ajo dhe foton e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Gjene të bekuara”, si për të na treguar se bukurinë e ka të trashëguar prej tyre.

Ai që na ra menjëherë në sy është fàkti që Arbenita është një kopje identike e mamasë së saj, pasi duket se ka marrë të njëjtat tipare të së ëmës, me të cilën na ka prezantuar edhe më herët.

Kujtojmë se Arbenita është akùzuar shpesh për ndérhyrje estetike, madje disa javë më parë një klínikë në Rusi ka ndarë fotot “Para dhe pas” të modeles shqiptare në InstaStory, duke treguar trànsformímín e saj në fytyrë.

Nga pamjet, Arbenita ka kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe ka realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.

Por modelja gjithnjë ka zgjedhur t’i mohojë këto thashetheme, duke na treguar foto e video të viteve më parë.

Edhe kjo e sotmja ishte një provë goxha e fortë në favor të saj kështu që herës tjetër para se ta akuzoni mendohuni dy herë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!