Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj ka kujtuar sot 36 vjetorin e martesës.
Ai ka postuar në instagram një foto të tij me bashkëshorten së bashku me nipin dhe mbesën ku pòzojnë të lumtur.
“36 vjet martesë.. E dashur Kostandina edhe pse në kohë të vështira le të gëzojmë që jemi bashkë në çdo ditë dhe në çdo vit e kujtim për këtë përvjetor një foto me këto dy dashuri, Adea dhe Teos, dashuri mbi dashuritë. Gëzuar!”, shkruan ai krahas fotos.
Aktori dhe bashkëshortja e tij kanë marrë shumë mesazhe urimi nga miq e fansa të cilët i urojnë shumë vite të tjera bashkë.