Zaimina Vasjari ka nisur pushimet dhe ka vendosur që ta djegë rrjetin dhe video e foto ku pozon me bíkini në ngjyrë rozë dhe jeshile.

Këngëtarja është në super formë dhe me disa foto në një jaht shkruan: “Më në fund pushime”.

Ajo ka postuar gjithashtu edhe disa video para pasqyrës ku pozon me bíkini, ndërsa pranë saj është vogëlushja Khloe që e shoqëron gjatë videos.

Vetëm pak ditë më parë Zaimina festoi ditëlindjen me një festë kuq e zi, ku ajo ishte e veshur me të kuqe, ndërsa torta dhe tullumbacat ishin në ngjyrë të zezë.

Zaiminën e shohim gjithnjë aktive në rrjetet sociale ku ndàn me fansat foto dhe video nga përditshmëria e saj si dhe momente pranë vogëlushes Khloe e cila është shumë e lídhur me mami Zaiminën.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!