Capital T ka njoftuar së fundi se albumi i tij më i ri do të jetë i ndàrë në dy pjesë.

Në një njoftim në Instagram, ai bëri me dije se pjesa e parë e albumit të tij “Skulpturë”, do të publikohet më 1 korrik, ndërsa për pjesën e dytë nuk ka dhënë ende detaje.

“Studio Albumi jem i 4t #SKULPTURE • i cili lansohet me 2 pjesë 🔥 PJESA 1 vjen me 1 Korrik 🌋 A JENA GATI ME SHKàTRRU LOJËN 💥!?”, ka shkruar reperi.

Por nëse doni të dini nëse ka ndonjë bashkëpunim të radhës pas atij me Ledri Vulën, Capital T ka zbuluar diçka.

Në një koment të reperit 2 Po2, vumë re se ky i fundit mund të sjellë një duet me nipin e tij në pjesën e dytë të albumit.

“Un garant n’pjes t’dyt 🙈😁”, i shkruan reperi ndërsa Capital T ia kthen “smujjjjjj ty pa tlon kapiten 😂”

Kjo do të thotë se na pret një superbashkëpunim mes Capital T dhe 2 Po2, por për këtë do të na duhet të presim pjesën e dytë të albumit.

Kënga e fundit me Ledrin “DMP” théu rekord klikimesh me 1,6 milionë brenda 24 orësh.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!