Në listën e vendeve më të varfra të Evropës, Shqipëria lë për të dëshiruar krahasuar me shtetet e tjera të rajonit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2019, shqiptarët kishin të ardhura për frymë sa 31% e mesatares europiane, më e ulëta në Europë, ndërsa të dhënat për Kosovën nuk përfshihen.

Për ta krahasuar me vendet e tjera të rajonit, fatkeqësisht duhet të themi se Shqipëria është më e varfër edhe se Bosnjë-Hercegovina, e cila ka mesatare 32% të BE-së në vitin 2019, apo edhe se Maqedonia e Veriut e cila e kishte këtë tregues 38%, Serbia (41%) ndërsa më i “pasuri” në rajon është Mali i Zi, me 50% të mesatares së BE-së.

Edhe në treguesin e konsumit individual për frymë, që mat mirëqenien materiale të familjarëve, Shqipëria sërish mbetet e fundit, në 40% të mesatares së BE-së, nga 39% një vit më parë.Easy to read - The European Union | European Union

“Për Bosnjën, ky tregues është 42%, për Maqedoninë 43%, për Serbinë 49% dhe sërish më të lartin e ka Mali i Zi, me 60% të mesatares europiane”, shkruan Monitor.al.

Sa i përket listës së Europës, në 2019, për të ardhurat për frymë u luhatën midis 53% të mesatares europiane në Bullgari dhe 261% në Luksemburg. 10 shtete anëtare kishin të ardhura për frymë mbi mesataren e BE-së.

“Në treguesin e konsumit individual për frymë (AIC), nëntë Shtete Anëtare regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2019. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 35% mbi mesataren e BE-së. Gjermania ishte rreth 23% më lart, e ndjekur nga Austria, Danimarka, Belgjika, Holanda, Finlanda, Suedia dhe Franca, të cilat regjistruan të gjitha nivelet midis 5% dhe 20% mbi mesataren e BE-së”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!