Provimi i “Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe” të Maturës Shetetërore ka ngjallur reagime të shumta. Së fundmi, Aleksia Peleshi, vajza e deputetit të PS dhe ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi i ka dalë kundër ministres së Arsimit Besa Shahini.
Aleksia Peleshi i ka shkruar një letër publike minsitres së Arsimit, Besa Shahini, pasi kjo e fundit e cilësoi protestën e maturantëve si të nxitur nga opozita.
Në një postim në InstaStory, si maturante e këtij viti shkollor, Aleksia shkruan se priste që të anuloheshin provimet e maturës, dhe pasi nuk ndodhi kjo, pritej të kishte lehtësime.
Aleksia shkruan se duke qenë se përballuan térmetin dhe pandeminë e koronavírusit, príste që të anùloheshin provimet e maturës, njësoj siç u bënë në shtetet europiane, por edhe pse nuk u bë kjo, priste që të paktën, të kishin pyetje më të thjeshta.
“E nderuar znj. Ministre, pasi lexova pergjigjen tuaj, me lejoni t’ju siguroj se revolta e maturanteve nuk eshte nie levizje opozitare. Eshte e lehte qe te trajtohet si ceshtje politike dhe te injòrohet sepse shihet si nje justifikim me teper i opozites per t’u hedhur ne sulm. Por nuk behet fjale per kete. Nese ne po protéstojme sot, nuk na ka mxitur askush pervec mundit tone tre vjecar per te arritur synime te larta, qe po na hidhet poshte nga nje provim i hartuar ne nje menyre aspak dinjitoze qe po pénalizon jo 5, 10 apo 100 maturante, por 30 mije. 30 mije maturante qe kemi kaluar nje vit shkollor plot peripeci, duke filluar nga termeti deri te pandemia. Nje vit ku, si ne, si mesuesit tane, ndryshe nga cdo brez i meparshem, jemi shkeputur vazhdimisht nga shkolla, jemi perballur me situata tronditese e per muaj me radhe s’kemi pasur askend te koka vec vullnetit qo na nevojitej per te bëre me te miren ne kater provime qe jane vendimtare per te ardhmen tone. Logjikisht shpresonim që, shumica e shteteve evropiane, provimet e matures te na anùlloheshin dhe notat të na llogariteshin me mesatare, por edhe pse kjo nuk ndodhi, nuk bëmë zë dhe vazhduam përgatitjen me sfòrco. Na u tha se do të kishte lehtesime, nderkohe na u dyfishua numri i pyetjeve, na u shkurtua afati kohor dhe na u ngushtua kufiri i pikeve midis notave. E megjithate, perseri nuk bëmë zë. Por kur ne fund na jepet nje provim i nje niveli veshtiresie te pajustifikuar edhe ne nje situate normale, jashte programit te cilit kemi punuar, me pyetje te formuluara ne menyre absurde dhe me alternativa pergjigjesh tejet subjektive, atehere nuk mund te qendrojme me pa bere ze. Jo, nuk po protéstojme thjesht per “provimet e veshtira”, po protéstojme sepse ndihemi sikur po talleni me djersen tone. Nje note e ulet provimi per hartuesit e tezave tona, (qe meqe ra fjala, ende s’na e kane shuar kureshtjen se cfare bëri Turi me barken), mund te mos jete asgje, por per ne eshte nje derë me shume e mbyllur. Nje dere qe nuk na e hapin dot me as opozitaret e as forumet politike. Nuk po kerkojme as notat e as diplomat fallco te qeverise se meparshme, po kerkojme vetem te mos trajtohemi si brez eksperimental kur ne loje eshte e ardhmja jone. Uroj qe dy provimet ne vijim, te pakten, mos te rezultojne ne studente te déshpéruar per tre vite arsimi te hedhura ne kosh. Nga maturantja: Aleksia Peleshi.”
Ministrja e Arsimit Besa Shahini u shpreh pasditen e sotme se e ka ndjékur me kéqardhje protéstën, por shton se nuk beson se të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protéstojnë për “provimet e vështira”.
Nga ana tjetër, edhe Qendra e Shërbimeve Arsimore është shprehur se provimi është mbështetur tërësisht mbi programin e réduktuar, por ka shtuar se në përfundim të marrjes së rezultateve, do të shikojë kùrbën e shpërndarjes së pikëve dhe bazuar mbi këtë kùrbë, nëse do të vihet re zhvendosje të saj do të shikohet mundësia e ri-shpërndarjes së peshave të pikëve në test.
Nga ana tjetër, informon se dy provimet e ardhshme të Maturës Shtetërore do të jenë me kohëzgjatje 2.5 orë dhe me alternativa, nga 2 orë që ishin parashikuar në fillim.
Por kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por u dyfishua numri i pyetjeve dhe u shkurtua afati kohor, shkruan Alesia. Sipas saj, pyetjet ishin të formuluara në mënyrë absùrde, dhe alternativat ishin tejet subjektive.
Aleksia shpheret se maturantët nuk po kërkojnë diploma fàlse, por duan të mos trajtohen si një brez eksperimental.