Prej kohësh mediat kanë raportuar skàndale të ndryshme që lídhen me shkàtërrímin e mjedisit, kryesisht lumenjve, ku siç duket shteti nuk vë më dorë duke i lënë në harresë totale.
Si fillim të bëjmë një përmbledhje të kàtàstrofave që kanë pùshtùar mjedisin shqiptar, ndërkohë që Ministrinë e Mjedisit e ka kapluar heshtja.
Lumi Mat po shkàtërrohet dita ditës, prej gérryérjes nga kompania “Salillari” dhe “Ndue Kola Mountains”.
Gérryérja në shtratin e këtij lumi për të marrë rërë dhe zhavor ka bërë që rrjédha e tij të dévijohet, duke shkàktuar edhe eriozion në tokat bujqësore të banorëve të kësaj zone, duke sjellë sërish rrezíkun e përmby tjeve në dimër.
E njëjta panorama paraqitet edhe nga Shkumbini, ku Gjergj Luca, i cili drejton kompaninë “Rozafa” si duket nuk po pyet për asnjë shqetësim qytetarësh dhe derdh mbetet e fabrikës së tij në këtë lumë.
E po ashtu, vijon më tej saga e lumenjve të harruar, të cilët janë mbushur nga mbeturinat, duke rrezíkuar edhe jetën e banorëve të zonave përkatëse.
Lumi Fan i Madh është kthyer në ngjyrë të zezë për shkàk të ndotjes pasi fabrika e bakrit në këtë zonë i është dhënë me koncension një kompanie turke “BER-ONER”, e cila në vend që të përpunojë të gjitha mbetjet e metalit ka gjetur një rrugë më të shkurtër, duke derdhur lëndët e mbetura pa përpunuar në lumin Fan i Madh.
Në zonën e ish-Fushës së Aviacionit mbetjet kanë pùshtùar lumin e Tiranës dhe pamjet e përcjella prej andej paraqisin një situatë është dramatike, teksa banorët shprehen se ikin me vrap në këtë pjesë të rrugës për shkàk të plehràve dhe erës së rëndë. Përroi i Qesarakës, që është kthyer në një kércénim serioz për banorët e zonës, pasi është pùshtuar nga mbetjet.
Kurse lumi Drin që kalon në Lezhë nga një mundësi për turizmin dhe për zhvillimin ekonomik të qytetit, është kthyer në një ujëmbledhës të ujërave të zeza, të mbetjeve të ndryshme urbane si edhe të mbetjeve industriale duke u kthyer kështu në një shqetësim për banorët.
Nga ana tjetër, pas mbylljes së Porto Romanos, Durrësi është kthyer në një kazan mbeturinash, kurse katastrofa mjedisore në Manëz, ku pléhrave u vihej flàka duke krijuar tym të déndur, erë të réndë dhe një ndotje mjedisore duke démtuar dhe shéndetin e banorëve të qytetit, ende nuk ka përfunduar totalisht, ndonëse Rama tha se do zgjidhet shumë shpejtë.
E sikur të mos mjaftonte kjo panoramë dràmatike, në nisje të sezonit turistik, ndòtja po kàplon edhe plazhet! Me një gjatësi afro 10 km, bregdeti i Nartës në Vlorë shfaqet me dy standarde.
Plazhi publik është tejet i ndòtur, ndërsa pjesa që është menaxhuar nga operatorët privat është pastruar, ndryshe nga sa pretendon Blendi Klosi. I ftuar në Opinion disa ditë më parë, ai mbùrrej me standartin e plazheve publike, duke hédhur akùza ndaj operatorëve privat se nuk kanë higjénën e duhur.
Edhe pse ka nisur zyrtarisht sezoni turistik, autoritetet nuk ka vënë dorë për pastrimin e vijës bregdetare, teksa mbetùrinat që ka nxjerrë deti kanë ndotur rërën. Plazhi i Nartës çdo vit ka pritur me mijëra pushues, por në këtë sezon të pazakontë për shkak të pandemisë Report Tv, që ka publikuar pamjet shqétésuese, ka gjetur pak vizitorë.
Ndryshe nga vitet e tjera aplikimi për stacionet e plazheve këtë vit bëhet në portalin e-albania, teksa jashtë kameras operatorët turistik thanë se kanë hasur vështirësi në aksesimin e portalit.
Disa ditë më parë raportuam se edhe ndòtja e plazhit të Kunes në Shëngjin ka démtuàr turizmin në këtë zonë, teksa nga viti në vit pushuesit e kanë bràktisur lagunën dhe plazhin e për pasojë bizneset në këtë zonë janë mbyllur.
Padyshim kjo është një godítje e madhe për turizmin, teksa Shqipëria, si një vend turistik dhe me potenciale të shumta, ndonëse duhet të ishte duke tentuar mundësi të reja për të tërhequr turistë përballet me probleme të tilla, teksa autoritetet rrinë duarkryq.
Siç duket, përveç problemeve si térmeti apo pandemia, mjedisi dhe turizmi po merr shuplaka të forta e vendimtare nga vetë autoritetet që prej kohësh flenë e nuk marrin përgjegjësitë që u takojnë. /gazetareforma