Që në orën 16:00, para sheshit “Nënë Tereza” të shumtë kanë qenë qytetarët që janë mbledhur për të ngritur zërin e tyre kundër abùzímeve séksuale.
Qyetetarë nga moshat nga më të ndryshmet dhe pa dallim gjinie, u bënë bashkë në këtë protestë për të dénuar abuzimet séksuale dhe për të kërkuar një të ardhme më të sigurt për të gjitha vajzat.
‘Për fëmijërinë e vjédhur’, “Mbroni vajzat, jo pedòfilët’, ‘Pse nuk raportojmë’, ‘Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia’, ‘Mos përdhùno’ ishin disa nga sloganet dhe pànkarta që qytetarët mbanin në duar, raporton IconStayle.
Ajo që bie në sy është se në lëvizjen kundër abuzimit séksual dhe mbrojtjen e víktímave është prezenca e madhe e personazheve publikë për të dënuar këto veprime të rénda dhe që kanë trondítur opinionin e të gjithëve.
Si rrallëherë ata janë bërë bashkë për një kauzë kaq të rëndësishme.
Duhet theksuar se gjithmonë reagimi i tyre ka qenë thelbësor në përhapjen e mesazhit dhe për të ndikuar në mendimet e kujtdo.
Me shpresën se pikërisht zëri i të gjithëve të shkojë në veshin e duhur dhe e gjithë kjo lëvizje të ndikojë që vajzat të jenë të më lumtura dhe më të sigurta në vendin e tyre.
Më poshtë po ju tregojmë personazhet e njohur që janë bërë bashkë për të gjitha vajzat kudo që ndodhen e për t’ju thënë që ato nuk janë vetëm!
Blendi Salaj
Luana dhe Marina Vjollca
Eli Fara dhe Eraldo Rexho
Jonida Maliqi dhe Ardi Asllani
Blerina Bombaj
Grida Duma dhe Eni Vasili
Manjola Nallbani
Rudina Dembacaj
Lori dhe Sara Hoxha
Fjodora Fjora
Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu
Irma Libohova
Jonida Maliqi
Armina Mevlani me shoqen e saj Borana
Nuk ka munguar edhe Aulona Musta, Fatma Haxhialiu dhe Olti Curri
Eno Popi, Alban Skënderaj, Jonida Aliçkolli
Ervin Kurti, Eranda Libohova dhe Gerta Gixhari
Dojna Mema dhe Kejli Dodo
Bora Zemani
Lei Kraja
Ngjarja e rëndë e përdhunimit të një 15-vjeçare nga roja i shkollës dhe tre të rinj të tjerë në periferi të Tiranës, ka bërë që Shqipëria të ngrihet në këmbë dhe të ndryshojë këtë realitet të hidhur.