Tayna ka mbërritur në Kosovë nga Zvicra dhe tashmë le të presim nga minuta në minutë të plàsë bòmbën me projektet e fundit mbi të cilat ka punuar.
Paralajmërimin e ka dhënë vetë menaxheri i reperes, Rinor Hykolli, i cili ka publikuar foton e realizuar nga Tayna në kufi, ndërsa zbulon edhe nofkën e saj.
“Erdhi Leo Messi në Kosovë, tash runu boll ju dha mundësi mos po fitoni, 5-6 muaj ska lujt hiç. Tash nja pesë copë në kajmak çdo ndeshje”, shkruan ai duke lënë të kuptohet se diçka e madhe po vjen!
Tayna udhëtoi drejt Zvicrës në kohën kur Kosova kishte kufijtë e mbyllur, për të finalizuar disa projekte mes të cilëve edhe një klip i ri.
Pa mbërritjes së saj në Kosovë, fansat janë në pritje të këngëve të reja, të cilat me sa duken do të jenë hite vere.
Në fillim të qershorit Tayna bëri një falënderim për fansat të cilët e kanë ndjékur këto 2 vite karriere, ndërsa u premtoi shumë hite.
Me këtë rast, ajo u ka premtuar publikisht fansave të saj se do të vazhdojë t’i argëtojë.
“U bënë 2 vite karrierë! Prej atëherë jam rrit çdo këngë e më shumë e po më duket që jam që 20 vite këtu! E për këtë ju jam falenderuese juve krejtve që vazhdoni m’i dëgju këngët e mia, e unë kam me vazhdu me ju argëtu!”, shkruante ajo. Epo, jemi gjithë sy e veshë!