Këtë vit, Stresi e priti ditëlindjen e tij sapo hyri mesnata, në shoqërinë e familjarëve dhe miqve të shumtë.
Ai organizoi një super festë e cila zgjati thuajse gjithë natën dhe në rrjete sociale ndàu pamje nga festa e ditëlindjes.
Reperi mbushi 33 vjeç, mirëpo prindërit e tij ende e urojnë njësoj si kur ishte fëmijë.
Me fjalë të veçanta nga zemra, e ëma dhe i ati i kanë zbukuruar ditën Stresit me dedikimet e tyre të publikuara në Facebook.
Fjalët e ëmbla të prindërve, reperi s’mund të linte pa i ndàrë me ndjékësit, teksa lë të kuptohet se është màllëngjyer nga shkrimet e tyre.
Stresi e shoqëron postimin me shumë emoji duke qàrë, duke dashur të tregojë sa shumë është prékur nga urimet.