Pas lajmërimit të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për nisjen e transportit publik, shoqatat janë pajisur me protokollin e sigurisë që duhet zbatuar si nga operatorët ashtu edhe nga udhëtarët.

Pikat kryesore të protokollit përmbajnë udhëzime për distancën mes udhëtarëve që do të ulen në mënyrë diagonale si dhe pajisjen e detyrueshme me màska dhe doreza.

Ja rregullat bazë:

1-Numri i udhëtarëve do të jetë 70% e kapacitetit të automjetit.

2-Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale, me përjàshtim të personave të së njëjtës familje, vërtetuar me dokument identifikimi.

3-Drejtuesi i mjetit dhe udhëtarët duhet të jenë të pajisur me màska mbrojtëse dhe doreza.

4-Hipja dhe zbritja e udhëtarëve bëhet nga dyer të ndryshme.

5- Nëse dikush ka simptoma covid-19, lajmërohet Urgjénca Kombëtare dhe nuk zbritet në stacionin më të afërt.Pas 3 muajsh mbyllje/ Nga sot lejohet transporti publik, urbanet ...

6- Mjetet dhe bagazhet duhen dezinfektuar në 60% të hapësirës së përdorur nga udhëtarët. Shoqëritë dhe terminalet duhet të kenë dezinféktantë me bazë alkòòli.

7-Dritaret qëndrojnë hapur përgjatë gjithë kohës së udhëtimit.

8- Duhet të respektohet distancimi social.

9- Në automjete do të ketë postera sensibilizues për masat e sigurisë.

Shoqatat e Transportit duket se janë ndarë në dy kampe pas deklaratës së Manastirliut për hapjen e transporti: ata që do rinisin punën ditën e nesërme dhe të tjerët që réfuzojnë.

Eneo Sulejmani, kryetar i shoqatës brenda dhe ndërqytetes në Tiranë ka dalë kundër këtij vendimi, duke réfuzuar të rinisë aktivitetin pa u ndryshuar protokolli dhe pa u plotësuar kërkesat që ata kanë. Ndërkohë ndryshe do të veprojnë kolegët e tyre në qytetin e Shkodrës, Korçës, Fierit dhe Vlorës, të cilët kanë deklaruar se do të fillojnë punën që nesër duke zbatuar protokollin e caktuar nga ministria.Transporti publik nuk i bindet Ramës, ministrja: Dilni në punë ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!