Mali i Zi ka mbýllur sërish kufirin tokësor me Shqipërinë, për shkàk të rritjes së numrit të të prékurve me Covid- 19.
Njoftimi është dhënë nga Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila thékson se ky vendim hyn në fuqí prej mesnatës të së dielës, datë 21 qershor 2020, dhe është i vlefshëm deri në një vendim të dytë të Njësisë Opéracionale të Krízës në Podgoricë.
Në njoftimin shpërndarë mediave thuhet se Njësia Operacionale e Krízës së Qeverisë së Malit të Zi ka vendosur sot të rishikojë listën e vendeve që do të lejohen të hyjnë në territorin e tij në kuadër të lùftës kundër pandemisë Covid-19.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:
Njoftim për shtetasit shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë drejt Malit të Zi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Njësia Opéracionale e Krízës së Qeverisë së Malit të Zi ka vendosur sot të rishikojë listën e vendeve që do të lejohen të hyjnë në territorin e tij në kuadër të lùftës kundër pandemisë COVID-19.
Nisur nga numri në rritje i shtetasve të inféktuar aktiv në vendin tonë, që aktualisht e kalon numrin 700 (limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të inféktuar për 100.000 banorë), autoritetet malazeze kanë vendosur të mbyllin kufijtë tokesorë me Shqipërinë dhe të lejojnë hyrjen tranzit në territorin malazez vetëm për shtetasit që prezantojnë në kufi dokumentin e testimit negativ ndaj COVID-19, të bërë brenda 48 orëve.
Nga ky kufizim pérjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:
– profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;
– personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;
– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtàrak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;
– Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit;
– Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.
Ky regjim fillon prej mesnatës të së dielës, datë 21 qershor 2020, dhe është i vlefshëm deri në një vendim të dytë të Njësisë Opéracionale të Krízës në Podgoricë.