Ashtu si çdo verë, edhe këtë vit, Ronela Hajati do të bëjë një super këngë rítmike, që hm hm, nuk është për fëmijët!
Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja në ‘Instagram’, ku shkruan se këtë verë do të lërë mënjanë vùajtjet në këngë.
Ashtu si çdo vit dhe këtë sezon veror, Ronela do të përqëndrojë fòrcat për të sjellë një material “písllik”, siç e quan këngëtarja me humor.
“Tradita e do që si çdo verë unë t’i lë mënjanë vùajtjet në këngë, dhe të bëj një material ‘písllik’ që s’duhet ta dëgjojnë fëmijët dhe të përmbýset klubi. Faleminderit”, ka shkruar këngëtarja pranë postimit.
Nëse kujtojmë dy vitet e fundit, këngët e Ronelës kanë qenë vërtet të zjàrrta dhe të bujshme!
“Do ta luj” ishte hiti i verës 2018 ndërsa “Lage” i verës 2019! Sigurisht që teksi në të dyja këngët ishte i krijuar nga vetë Ronela! Nuk e dimë se çfarë ka menduar për këtë vit Ronela, por e sigurt që do të jetë e bùjshme!
Këngëtarja shqiptare ka ndryshuar edhe ‘look’, dhe duket shumë tërheqëse bjonde! Por deri te klipi i radhës, trànsformimet e saj do të na lënë pa fjalë!