Térmeti me magnitudë 4.2 që u ndje dje në Durrës dhe Tiranë, duke shkàktuar pànik te njerëzit, ishte pasgòditje e térmetit të fortë të 26 nëntorit!
Kështu është shprehur sizmiologu Rexhep Koçi në emisionin “Ditë e Re”, ku u shpreh se térmetet me magnitudë 4.2 nuk janë të një kategorie të tillë që mund të shkùndin ndërtesat.
Por a do të ketë pasgòditje të tjera? Duke qenë se térmetet nuk mund të parashikohen, atëherë kjo gjë nuk dihet me siguri. Por vendi ku ra dje térmeti ishte një riaktivizim i zonës së térmetit të 26 nëntorit.
“Dje ka pasur që në orët e para të mëngjesit një riaktivizim të zonës së térmetit të 26 nëntorit. Ka nisur riaktivizimi me një térmet me magnitudë 3.7. Pastaj ka patur disa pasgòditje të vogla, më tej një periudhë qetësie deri në orën 17:20 është gjeneruar një térmet me magnitudë 4.2″.
”Shqipëria është vend me aktivitet sizmik, por zona që ne po flasim sot është gòditur nga térmeti i fortë i 26 nëntorit, dhe periudha që kemi jetuar nga 26 nëntori e deri më sot ka qenë një periudhë post térmetore që ka gjeneruar térmete të mëdhenj në numër por të vegjël përsa i përket fuqísë.”
”Térmeti është regjistruar në orën 17:20, ka qenë në zonën e Ishmit në afërsi të fshatit Kuraten, me një théllësi të vogël 6 kilometër. Ne nuk i konsiderojmë térmetet me magnitudë 4.2 si térmete që mund të shkùndin gòdinat. Është e vërtetë që njerëzit e kanë përjetuar keq atje térmetin e 26 nëntorit sepse pati víktíma, dëme të shumta, por térmeti i djeshëm nuk ishte i ishte i asaj kategorie”.