Vetëm një ditë më parë, dy reperët më në zë të momentit, Noizy dhe Mozzik lançuan secili nga një projekt të ri për fillimin e verës 2020.

“All Dem Talk” titullohej kënga e Noizyt në bashkëpunim me dy artistë të huaj, Gzug dhe Dutchavelli.

Gjithashtu, Mozzik laçoi këngën “Madonna”, e cila supozohej të ishte një bashkëpunim me Loredanën.

Pas ndàrjes së çiftit, reperi e mori vetë në dorë këtë projekt. Dy këngët kanë thyer rrjetin dhe po dëgjohen papushim nga publiku shqiptar dhe jo vetëm!

Suksesi i djemve është i padiskutueshëm, madje ata janë “kokë më kokë” me klikime me njëri-tjetrin.

Deri tani, Mozzik numëron 2.5 milion shikime në klip, duke u pasuar nga Noizy me 2.3 milion.

Nuk e dimë ç’ndodhi me djemtë, por gjatë ditës së djeshme ata hodhën thùmba për kolegët e tyre në muzikë.

Noizy u shpreh në një postim në InstaStory se thuajse askush s’po e mbështeste për këtë super projekt.

Gjithashtu, Mozzik nënkuptoi se vështirë se kolegët mund ta mundnin, pasi ai e kishte “munduar” shumë tregun e muzikës me projektin e tij.

Megjithatë, aq shumë u fiksuam me këngët e tyre të reja, sa s’dimë cilën të dëgjojmë më parë!

Po ju cilën prej tyre keni të preferuar?

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!