Miliarderi Bill Gates ka hedhur poshtë çdo lloj teorie konspírative të përfolur gjatë pandémisë, se ai do t’i përdorte vaksínat për të vendosur një lloj mikroçipi në trupin e njeriut.

“Asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në ndonjë lloj mikroçipi, është pothuajse e vështirë të mohosh këto gjëra sepse janë budallalliqe dhe të çuditshme”, u shpreh ai në një intervistë të fundit.

Gates ka shprehur për vite me radhë alàrmin në lidhje me rrezíqet e pandemive dhe u bëri thirrje liderëve botërorë, përfshirë Donald Trump në fund të vitit 2016, të ndërmarrin hapa të fortë për t’u përgatitur për një të tillë. Deklarata e tij në 2015-n që paralajmëronte një numër të madh vdékjesh si pasojë e një pandémie mbarëbotërore, është bërë e njohur tashmë.On Bill Gates' refusal to vaccinate his children: | National ...

Nisur nga kjo deklaratë dhe angazhimi i Fondacionit Bill & Melinda Gates me dhurimin e 300 milionë dollarëve për të lùftuar COVID-19 dhe për të krijuar një vaksínë, disa grupe filluan përhapjen e dezínformatave në internet duke thënë që Gates fshíhej pas vírusit dhe donte të përfitonte.

“Është mirë të dihet se cilët fëmijë kanë bërë një vaksínë kundër frùthit dhe cilët jo,” tha Gates, duke shtuar se “ka sisteme të nevojshme”, si regjistra shëndetësorë, për të ndihmuar punonjësit e kujdesit shëndetësor të identifikojnë se kush është imunizuar – por asnjë mikroçip nuk është përfshirë në këtë pjesë.

“Fondacioni ynë merr para për të blerë vaksína,” tha ai. “Kjo është arsyeja pse ne e parashikuam rrezíkun e një pandemie dhe folëm.”Bill Gates-backed vaccine alliance raises $8.8 billion

Në një studim në fund të majit të kryer nga Yahoo News dhe YouGov, 28% e amerikanëve thanë se menduan që teoria e konspíracionit ishte e vërtetë, ndërsa 44% e republikanëve dhe 50% e njerëzve që kryesisht shikojnë Fox News thanë se menduan se ishte e vërtetë. 61% e njerëzve që kryesisht shikojnë MSNBC thanë se ishte e rrémë.

Sidoqoftë, ai shprehu shqetësimin se kur të zbulohet një vaksínë, ndjenja kundër vaksínave që mund të kenë disa njerëz, mund ta vështirësojë arritjen e imunitetit të tufës. Gates gjithashtu argumentoi se kur vaksínat janë gati të prodhohen, ato duhet të shpërndahen së pari në vendet me infrastrukturë më të dobët të kujdesit shëndetësor dhe ku distanca sociale është më pak e mundshme. Fondacioni i tij të enjten njoftoi një donancion shtesë 1.6 miliardë dollarësh gjatë pesë viteve të ardhshme për Gavi-n, Aleanca e Vaksínave, për të imunízuar fëmijët në vendet me të ardhura të ulëta.

“Bota duhet të punojë së bashku për të zhvilluar vaksina të sigurta dhe efektive dhe të sigurohemi që ne të përshkallëzojmë prodhimin, në mënyrë që t’ua ofrojmë atyre që u duhen më shumë, jo domosdoshmërisht atyre që mund të paguajnë më shumë”, tha ai./BusinessInsiderBill Gates bets on solution to vaccine nationalism: Mass output ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!