Provimi i “Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe” të Maturës Shtetërore ka ngjallur reagime të shumta në vendin tonë. Meme pafund “pùshtuan” rrjetin me pyetje se “çfarë bënte Turi se u hòqi trurin”.

Sipas nxënësve, pyetje që nuk kishin lídhje me kurrikulat e tyre janë bërë në testim dhe kjo ka sjellë revòltimin e maturantëve, por jo vetëm.

Maturantët janë më të vendosur se kurrë se nuk do të ndalen së pròtestuari deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ditën e sotme ata kanë paralajmëruar sërish pròtestë në orën 11:00, përpara Ministrisë së Arsimit.Maturantët presin përgjigje nga Ministria e Arsimit, protestojnë ...

Gjithashtu mësohet se pròtestë do të ketë edhe në qytete të tjera, ku maturantët janë organizuar përmes rrjeteve sociale.

Pròtesta ka nisur pas testimit të Gjuhë-Letërsisë, të cilin maturantët e quajnë një provim absùrd, jashtë programit dhe me pyetje të pakuptimta.

Edhe akademiku Artan Fuga u dha të drejtë maturantëve të pròtestojnë e të revòltohen, pasi në vendin e tyre maturantët e studentët trajtohen si kavie eksperimenti dhe ku diplomat e tyre nuk kanë kurrfarë vlere.

Kujtojmë se ditën e djeshme, pas më shumë se 2 orë pròteste, disa nxënës u fùtën në ambientet e Ministrisë së Arsimit për të dorëzuar një draft prej 10 pikash të hartuar prej tyre dhe ekspertë të fushës.

Në draft tregohen gabimet në hartimin e tezës së Gjuhë – Letërsisë. Maturantët kërkojnë gjithashtu që të mos shkruajnë emrat e tyre në tezat e provimit.

Nëse nuk ka një përgjigje konkrete, ata u shprehën të gatshëm të bòjkotojnë provimin e radhës të maturës.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!