Ngàcmimet séksuàle nëpër shkolla dhe universitete nga ana e stafit pedagogjik janë një nga sfidat më të mëdha të arsimit shqiptar.
Në media janë publikuar denòncime të shumta për mësues e pedagogë të cilët kanë përfituar séksualisht ndaj nxënësve dhe studenteve, duke shpérdoruar në mënyrën më të tùrpshme detyrën fisnike që kanë marrë përsipër të kryejnë.
Ndërkohë, sipas asaj që raporton ‘JOQ Albania’ ka mbërritur një dénoncím në lidhje me një pedagog, i cili akùzohet se “iu fut duart” studenteve kur ngrihen në seminar para auditorit.
Siç shihet dhe në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, pedagogu D.S, i cili jep mësim në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, prek në fundshpinë një nga studentët që ka ngritur në seminar.
Ai e fërkon për disa sekonda studenten, teksa i shpjegon një ushtrim në dërrasë, ndërsa videoja është filmuar nga studentët e tjerë.
Nuk dihet koha se kur është filmuar videoja, por sipas denòncuesit kjo nuk është hera e parë që pedagogu në fjalë, i cili duhet theksuar se është në moshë, bën të tilla gjeste e veprime të tùrpshme në auditor.