Pasi mediat zbuluan miqësinë e reperit Noizy, me 40-vjeçarin Hekuran Billa që u ékzekutua në Komunën e Parisit pak ditë më parë, vjen edhe réagimi i Stresit.

Ky i fundit ka zbuluar përmes një postimi në InstaStory se e njihte dhe madje ka pasur miqësi me Billën, të cilin e quan vëlla. Reperi shpreh ngushëllime për ndàrjen nga jeta të 40-vjeçarit, të cilit iu bë àtentat të enjten e kaluar.

“Shpirti i vëllait pùsho i qetë. Zoti të pastë afër vetes Daxha”, shkruan reperi.

Vetë Noizy nuk ka publikuar asnjë foto me viktimën, as këto ditë e as më parë, por në faqet e fansave të reperit ka rënë në sy një foto ky Noizy pozon në krahë të Billës dhe pjesëtarëve të tjerë të OTR.

Nuk e dimë historinë e miqësisë së Stresit me Billën, por ky i fundit njihej prej kohësh me Noizy-n që kur ishin emigrantë në Angli të dy dhe merreshin me ndéshjet e rrùgës.

Madje u tha se miqësia mes të dyve vijoi gjatë, pasi mësohet se këngëtari e vizitonte shumë shpesh Billën edhe kur ai vùante dénimin në bùrgun e Fushë-Krujës, nga ku u lirua vetëm një vit më parë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!