Në fillim të këtij muaji, gazetari Flavio Qarri u bë kryefjala e rrjetit për shkàk të pyetjes fare të papërshtàtshme që i bëri këngëtares Luar Arani gjatë një interviste me të.
“Je lídhur me ndonjë boss dròge që s’duhet ta dimë apo si është puna?”- ishte pyetja që mori përgjigjen brilante nga Luari, e cila ia mbylli gojën gazetarit për të bërë të tjera pyetje të tilla.
Në vend që ta pranonte se shàkaja e tij ishte tërësisht “pa kripë” dhe të kërkonte falje publike për gjestin e tij séksist, Flavio i mëshoi faktit se pyetja e tij ishte në formën e bàtutës, shkruan IconStyle.
Madje, rikujtojmë këtu edhe bullízmín që gazetari i bëri Encës në vitin 2016, kur këngëtarja po shijonte një prej momenteve më të suksesshme të karrierës dhe mbante koncerte non-stop në Shqipëri e jashtë saj. I bezdísur nga suksesi i saj, Flavio vendosi nga híçi ta bullízonte 20-vjeçaren, duke e komentuar për pamjen e veçanërisht për peshën.
Duket se Flavio s’paska zënë mend dhe kërkon ende që vëmendjen e mediave ta marrë nëpërmjet “sùlmeve” që i bën vajzave në rrjete sociale.
Kësaj here radhën e kishte Alba Hoxha, e cila s’po bënte asgjë tjetër veçse po jepte parashikimin e motit në TV.
Mirëpo, ngjyra jo e njëtrajtshme e trupit nga nxírja në diell dhe fustani që kishte veshur, e kanë bezdísur sërish Flavion, i cili në InstaStory ka shkuar:
“Kur e ke cícën e panxirë mirë, por sponsorat të sjellin fustanin e gabuar. Parashikimi i mùtit.”
Kaq e vështirë ishte të ndërroje kanal, para se të komentoje sërish një tjetër femër që po bën thjesht punën e saj?
Ndërkohë, ende nuk kemi asnjë reagim nga Alba Hoxha për këtë postim të pavend të Flavios, i cili ka nisur tashmë të merret edhe me fustanet dhe ngjyrën e trupit.