Rep-artisti i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit.
Vetëm 4 ditë më parë, Noizy publikoi projektin “All Dem Talk”, në bashkëpunim me dy reperë të huaj, Gzuz dhe Dutchavelli.
Ndërsa pak më parë Noizy ka bërë me dije se po punon për projektin e radhës. Madje ai ka zbùluar se si do të titullohet kënga e tij e ardhshme.
“Digital Love” quhet titulli i këngës më të re. Me siguri fansat e reperit mezi po e présin këngën e tij të radhës, që pa dyshím do të jetë një hit ashtu si çdo projekt tjetër.
Po ashtu, Noizy është mjaft aktiv në rrjete sociale duke sjell në mënyrë të vazhdueshme postime nga përditshmëria e tij.
Kujtojmë se të gjitha projektet e tij të fundit kanë rezultuar mjaft të suksesshme, duke grumbulluar miliona klikime në platformën YouTube.