Ajo është cilësuar si Nënë Tereza e dytë pasi ka punuar vullnetarisht për 8 vjet duke u ardhur në ndihmë fëmijëve shqiptarë në Austri, me probleme të ndryshme shëndetësore.

Fatime Blakaj ka deklaruar për emisionin “Rreze Dielli” se jeton në Austri prej 31 vitesh dhe profesionin e saj të parë e ka dizanjuese, por pas emigrimit drejt Austrisë, duket se jeta e saj mori një rrjedhë tjetër.

“Ishte vjeshtë e vitit 1992, kur mora vesh për disa fëmijë që ishin në spítal, dhe shkova për ti bërë një vizitë, nga ajo ditë nuk i jam larguar më, me thënë të drejtën ato dy fëmijë që i takova për hërë të parë, ata dy fëmijë shqiptarë e ndërruan kahjen e jetës sime”, thotë Fatime Blakaj, e cila pas asaj dite, ajo nuk dëshironte më që të vazhdonte profesionin e saj.Fatime Blakaj, një “Nënë Terezë” në shërbim të shërimit të fëmijëve

“Kam punuar 8 vite vullnetarisht pa asnjë kompensim, me ndihmën e ish-bashkëshortit dhe fëmijëve të mi, gjithmonë jam munduar që sa herë janë nisur fëmijët për Shqipëri, t’ju blej rroba e gjëra të reja.

Ajo tregoi se ka ndihmuar mjaft fëmijë dhe familje shqiptare gjatë këtyre viteve duke iu gjendur pranë në çdo moment.

“Janë më shumë se 2000 fëmijë që I kam pasur nëpër duart e mija me thënë të drejtën, fëmijë që I kam fshirë lòtët, që i kam ledhatuar flokët, fëmijë që i kam shtrénguar dorën, që I kam mbajt kur kanë qenë vetëm fare”, thotë Fatime Blakaj.

Blakaj kujton rastin e një fëmije, i cili padashur ka pirë acíd, por edhe raste të tjera, me probléme në zemër etj, por që sot shumë prej tyre gëzojnë shëndet të plotë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!