Dafina Zeqiri e kishte paralajmëruar se po vjen me një super bashkëpunim por askujt nuk ia priti mendja se bëhej fjalë për Ledri Vulën.

Dyshja do të rikthehet me fuqishëm se kurrë këtë verë sipas një raporti të Gazetës Blic, dhe gjejeni pak kush ju bashkohet.

Lumi B do të jetë reperi i dytë që i bashkohet Dafinës dhe regjistrimet për këngën e re kanë përfunduar. Dafina tashmë i ka dhënë sinjalet e para të bashkëpunimit, pasi ka publikuar disa pamje nga xhirimi i klipit, ku ndodhet Lumi B me paruken e saj.

Të njëjtat burime tregojnë se tashmë kanë filluar edhe xhirimet e klipit të këngës, e që një pjesë e tyre kanë përfunduar dhe se klipi do të publikohet në fund të muajit qershor.

Kjo këngë ka bashkuar Dafina Zeqirin dhe Ledri Vulën pas pesë vitesh, që nga bashkëpunimi i fundit me këngën “I Got Your Back”.

Ai pritet të jetë pjesë e albumit të ri të këngëtares me titull “Dafinë moj”, i cili do të jetë shumë personal, nisur edhe nga titulli që ka zgjedhur këngëtarja.

Krahas projekteve individuale, ajo gjithashtu do të vijë me disa bashkëpunime muzikore që priten të jenë shumë të suksesshme.

Epo tani që mësuam të parin, jemi të sigurt që kështu do të jenë edhe të tjerët!Ledri Vula jon do sene qe munesh mi thon vec n4 sy 👀👀 #dmp Photo shared by Ledri Vula on June 16, 2020 tagging @andidecani. Image may contain: 1 person, outdoor

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!