Reperi më i komentuar i momentit, Mozzik, ka realizuar së fundmi një bisedë të shkurtër me pyetje e përgjigje në InstaStory me ndjékësit e tij në Instagram.
Ndër pyetjet e shumta që iu bënë, dikush u bë kurioz të dijë se çfarë titulli do të kishte jeta e reperit nëse do të ishte libër. Mozzik iu përgjigj me një titull interesant, i cili në fakt i përshtatet më së miri.
“Loti i 1 reperi“- është titulli që do të mbante libri i jetës së tij, e cila s’ka qenë aspak e lehtë.
Më herët Mozzik ka treguar se ka qenë e vështirë të arrijë deri këtu ku është sot dhe sigurisht që i është dashur shumë mund dhe lòt.
Këto ndjenja e mendime të sinqerta, ai mundohet t’i shprehë gjithmonë në këngët e tij, duke hapur zemrën për vuàjtjet e “lòtët e dérdhur” të reperit.
Gjatë ‘mini-intervistës’, Mozzik s’mund t’i shpëtonte edhe pyetjeve lídhur me dashurinë. Reperi la të kuptohet se zemra e tij është e hapur dhe pas Loredanës mund të dashurojë sërish. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë me kohën.