Historia e abùzimit të 15-vjeçares që u bë publike pak ditë më parë, u ka dhënë zë shumë vajzave të tjera që të tregojnë historitë e tyre të ngjashme.
Së fundi, një nga vajzat e Pop Culture, Anxhela Baxhija ka rréfyer një histori gjatë adoleshencës së saj, kur dikush e ka ndjékur me vrap në lagje.
Ajo tregon se askush nuk e ndihmoi por, ajo vetë ndàloi dhe nisi të bértiste duke thënë se e kishte të atin eféktiv polície.
“Kjo javë për mua ka qenë e tmérrshme sepse më është kujtuar edhe një histori e imja. Kur kam qenë 15 vjeç kanë téntuar të abùzojnë me mua. Më kanë ndjékur me vrap në lagje teksa kam dalë për në dyqan të blija një salcë makaronash siç më porositi ime më. Në momentin që dal nga dyqani ndjej hapa që vinin drejt meje, së pari mendova se ishte person i lagjes që po shkonte në shtëpi gjithsesi i shpejtova hapat e mi”, tha ajo.
“Më pas kuptova që ky njeriu jo thjesht shpejtoi hàpat njësoj si unë por nisi një vrap të lehtë. Nuk dija ç’të bëja, ndalova dhe po bértisja por asnjeri në rrugë nuk kthéu kokën të shihte ç’po ndodhte dhe pse një vajzë 15 vjeç e veshur me T-shirt dhe një palë tuta po bërtíste si e çméndur në lagje. Gjithçka që më erdhi ndërmend ishte: Zhdùku se do të gjùaj këtë qélqin në kokë dhe largohu se kam babin políc, ndërkohë që babi nuk ishte políc”-ka rréfyer ajo.