Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u është drejtuar maturantëve dhe prindërve të tyre me anë të një video-mesazhi, për të thënë se provimet nuk penalizojnë askënd.

Pas protestave të maturantëve, Shahini nënvizoi qartë se Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe Komiteti i Maturës Shtetërore (KOMSH) kanë adresuar të gjitha shqetësimet që janë ngritur nga nxënës dhe mësues për mënyrën se si është zhvilluar Matura Shtetërore këtë javë dhe për dy provimet që do të zhvillohen javën tjetër.

Duke theksuar se “provimet kombëtare nuk penalizojnë nxënësit”, ministrja tha se ata janë dizajnuar të masin jo vetëm njohuritë e nxënësve që kanë ndërtuar për 12 vite në Arsimin Parauniversitar, por dhe aftësitë që ata kanë për të aplikuar këto njohuri në jetë apo në punë.Kur do të rinisë shkolla/ Ministrja e Arsimit Besa Shahini jep ...

Shahini tha se débati që duhet të zhvillohet është ai për mënyrën sesi po zhvillohet gjuha shqipe. Débati duhet të ndodhë mes njerëzve që e njohin gjuhën shqipe dhe e kanë studiuar letërsinë.

“Një débat tjetër që unë besoj duhet të ndodhë, është i domosdoshëm, jo nga politikanët por ekspertët e fushës, është débati për mënyrën se si po zhvillohet gjuha shqipe, se si po zgjerohet ajo, se si po zhvillohet letërsia shqipe, dhe se si po u mësohet gjuha dhe letërsia shqipe nxënësve në shkollat tona. Ky është një débat që duhet të ndodhë nga njerëz që e njohin gjuhën shqipe, kanë studiuar letërsinë, por e njohin edhe shkollën, e njohin edhe universitetin. Pra, janë njerëz të fushës që dinë ta adresojnë këtë çështje në një mënyrë produktive, që mund ta përkthejmë pastaj në politika arsimore”, tha ndër të tjera Znj. Shahini.

Në video-mesazh, Ministrja Shahini komenton edhe protestat e ditëve të fundit, duke theksuar se disa nga protestuesit ishin studentë të viteve të fundit që janë opozitarë.Shahini: Nëse nuk i hapim shkollat brenda majit, e shtyjmë vitin ...

“Me sa pashë të premten para Ministrisë, kishte studentë të vitit të fundit në universitet, pjesë e strukturave të partive opozitare, të cilët e kanë bërë Maturën Shtetërore para 7-8 viteve, shumë para se të futej në funksion kurrikula e re. Kam parë gjithashtu dje që para Ministrisë kishte dalë një burrë, i cili kishte shàrë e ofénduar duke përdorur fjalët më të këqíja të mundshme. Unë jam e bindur që maturantët tanë nuk identifikohen me këta persona”, tha ajo.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!