Gati gjysma e shqiptarëve (49%) po mendojnë seriozisht që të largohen nga vendi dhe kjo përqíndje është e fríkshme!

Sipas një sondazhi që zhvilloi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) kjo është përqíndja më e lartë në rajon dhe Shqipëria është e vetmja ekonomi në rajon ku numri i atyre që duan të largohen ia kalon atyre që duan të qëndrojnë (49% kundrejt 46%, ndërsa 5% u përgjigjën që nuk e dinë).

Madje, Monitor.al shkruan se shqiptarët kanë dhe përqindjen më të lartë të atyre që jo vetëm duan të ikin, por edhe kanë ndërmarrë hapa konkrete për ta bërë këtë.

“33% e atyre që konsiderojnë të largohen, po informohen në mënyrë aktive rreth mundësive dhe alternativave që ata kanë, më e larta nga gjithë shtetet e tjera. 14% po shqyrtojnë dhe po aplikojnë për vende të lira pune, 4% pohojnë se kanë konkretizuar gjithçka dhe aktualisht po përfundojnë çështjet administrative”.

Kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me faktin që Shqipëria ka popullsinë më të pakënaqur në rajon me mënyrën sesi po ecin gjërat në ekonominë e tyre.

Anketa e Këshillit të Kooperimit Rajonal, nxirrte dje një përqindje të lartë të tyre që kanë të vështirë të paguajnë faturat mujore të dritave dhe ujit, pagesën e qírasë, sigurimin e ushqimeve të nevojshme, ngrohjen e shtëpive dhe kalimin e pushimeve një javë jashtë vendit.

Situata e vështirë lidhet edhe me krízën e pandemisë që këtë vit godíti shumë sektorin e shërbimeve dhe transportit në vend. Shumë prej bareve dhe restoranteve u detyruan të mbylleshin, dhe kjo solli largimin nga puna të shumë personave të punësuar.

Bizneset janë jashtëzakonisht të prékura, pasi kanë qíra të larta, dhe ky sektor duhet të përfitojë edhe uljen e TVSH-së. Gjithashtu lëvrimi i kredisë për baret dhe restorantet, në mënyrë që të përgatiten për hapjen e sezonit veror, do të ishte zgjidhja perfekte për përballimin e krízës për këto biznese.

Sektori i transportit në vend është gjithashtu në ngërç sa i përket nisjes së punës mbi bazën e një protokolli strikt masash. Ata kërkojnë të rimbursohen për të gjithë ata qytetarë që përfitojnë transport falas dhe për të gjitha vendet që do të rrinë bosh pasi sipas protokollit, lejohet qarkullimi vetëm me 70% të kapacitetit.

Kërkesave të tyre iu shtohet gjithashtu edhe heqja e akcizës për naftën dhe për TVSH-në gjatë të gjithë vitit 2020!  Albania's coronavirus cases drop but fears grow for 'time-bomb ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!