Klea Huta dhe kompozitori Elgit Doda para dy ditësh u bënë prindër për herë të parë.

Moderatorja solli në jetë një djalë që po e prisnin me padurim prej kohësh. Djalin e tyre e pagëzuan me emrin e veçantë Krid.

Dy ditë nga ardhja në jetë e të voglit, Klea ka publikuar në InstaStory një foto të ëmbël duke i mbajtur dorën të birit, i cili ka shtrënguar gishtin e saj.Klea Huta bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë djalin, Kridi ...

Bukuroshja po përjeton ndjesinë më të bukur të të qenurit nënë dhe këtë e dëshmojnë dhe fjalët e saj.

“Ti më ndryshove jetën”- i drejtohet ajo të birit me fjalët e këngës që ka shoqëruar foton.

Klea e solli në jetë djalin në mënyrë natyrale ashtu siç dëshironte. Gjithashtu edhe babai i Kridit ishte në sallën e lindjes për të pritur të birin e për t’i qëndruar sa më pranë partneres.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!