Pritja mori fund! Bashkëpunimi që kishim ditë që e prisnim mes dy prej këngëtarëve më të dashur shqiptarë Capital T dhe Ledri Vula është në YouTube tashmë.

Sikundër ishte paralajmëruar kënga mban titullin “Du me t’pas” ose thënë shkurt DMP.

Djemt shfaqen tejet romantikë, duke i kënduar dashurisë së vjetër, ku ndër të tjera thonë:Ledri dhe Capital T publikojnë duetin e tyre (Video) – Lapsi.al

“Du me t’pas, se tër jetën t’kam dasht..”

Kapo dhe Ledri kanë xhiruar super bashkëpunimin në plazh, ndërsa modele të klipit janë edhe 3 bukuroshet Tula Abedini, Xhesi Muçaj dhe Melisa Toska.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që këngëtarët bëhen bashkë, teksa mbrëmjen e djeshme në video live-in në Instagram që realizoi me Majk, Capo tha se në të ardhmen mund të sjellin një duet të tre.

Për më tepër, po ju lëmë ta shijoni vetë e të fiksoheni pas saj:

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!