Mijëra maturantë në të gjithë vendin kanë zhvilluar sot testin e dytë të Maturës Shtetërore, atë të “Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe”.
Mirëpo, duket se jo të gjithë kanë dalë të kënaqur nga provimi, pasi pas përfundimit të tij maturantët kanë shpérthyér në krítika.
Postimet e fundit të ministres së Arsimit Besa Shahini në rrjetet sociale janë mbùshur me një lumë komentesh nga maturantë që ankòhen për një shkallë të lartë vështirësie dhe abstraksioni.
Ata vijojnë më tej, duke irònizuar me Shahinin, duke e “falenderuar” për ndihmën e dhënë për shkàk të pàndemisë.
Sakaq, bordi i prindërve të shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë i kanë dërguar një letër ankése ministres, ku shprehen se pyetjet në provim nuk ishin sipas udhëzimeve dhe për këtë fëmijët kanë dalë kéq.
Prindërit kërkojnë një reagim nga ministrja, duke théksuar se u hòdh pòshtë sakrifica e tre viteve, që kanë bërë shkolla.
“Provimi nuk ka qenë sipas udhëzimeve nga ana e MASR. Fëmijët dolën të traùmatizuar dhe të zhgénjyer. Fëmijët në provim kanë dalë shumë kéq. U hodhën poshtë 3 vite sakrificë të shkollës”, shprehen ndër të tjera prindërit.
Pas shpérthimit të Covid-19 në vendin tonë maturantët zhvilluan mësimin online dhe ishin të vetmit që në 19 maj, u lejuan të shkojnë në shkollë, me rregulla distancimi për të marrë udhëzimet e provimeve të maturës, që këtë vit janë vetëm me pyetje alternative.
Deri tani janë zhvilluar 2 provime, ai i gjuhës së huaj dhe Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, teksa do zhvillohen edhe provimi i Matematikës dhe Lëndës me Zgjidhje. /gazetareforma