Super bashkëpunimi mes Ledrit, Dafinës dhe Lumi B e ka tashmë një datë publikmi.

Duket se xhirimet e këngës kanë përfunduar dhe kënga do publikohet pas 6 ditësh, më 1 korrik.

Treshja kanë publikuar një foto në Instagram disa minuta më parë, ku na informojnë rreth këtij lajmi që na ka gëzuar shumë dhe mezi po e présim.

Projekti mban titullin “Aman”, dhe do të jetë pjesë e albumit “Dafinë moj” i këngëtares së njohur.

Dafina ka publikuar disa pamje nga xhirimi i klipit, ku ndodhej me Lumi B, teksa look-u i veçantë i këngëtares me paruken e gjatë e bënte mjaft tërhéqëse atë dhe s’kishte sesi të ndodhte ndryshe!

Kënga bashkon Dafina Zeqirin me Ledri Vulën pas pesë vitesh, që nga bashkëpunimi i fundit me këngën “I Got Your Back” dhe me Lumi B pas hitit “Lule Lule” në korrik 2019.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!