Bashkëpunimi më i përfolur i verës 2020, ai mes Capital T dhe Ledri Vulës, ka kòrrur suksesin e parë.

Që prej publikimit të premten në orën 17:00, “DMP” nga Trimi dhe Vula ka kapur një shifër rekord të klikimeve.

1 milion e 600 mijë shikime brenda 24 orëve të para, është suksesi i pritshëm për Capital T, i cili sot ka bërë një postim falenderues në Instastory.Capital T dhe Ledri Vula së shpejti vijnë me bashkëpunimin e tyre ...

“Oo nale dorën bre. 1,6 milly”, shkruan ai.

“DMP” tashmë është kthyer një nga këngët e preferuara të publikut këtë sezon vere.

Dy nga artistët më të njohur arritën të térhiqnin vëmendjen e të gjithëve me duetin, por surpriza nuk mbetet me kaq për këtë verë.

Kjo pasi, listës së hiteve verore do t’i shtohet një tjetër bashkëpunim i Ledrit me Dafinën dhe Lumi B.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!