Pavarësisht shtimit të rasteve të reja me Covid-19 dhe paralajmërimit të kryeministrit Rama për kthimin e kàrantinës, kreu i Urgjéncës Kombëtare Skënder Brataj tha sonte se kjo gjë nuk mendohet për momentin.

Në një intervistë për “Opinion”, Brataj u shpreh se vendi do të shkojë sërish në karantinë nëse numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim i kalon kapacitetet e spítalit, pra shkon më shumë se 400 të shtruar, duke qenë se numri total i shtretërve është 400.

“Për momentin as që e mendojmë të mbyllemi prapë në karantinë. Ne mund të mbyllemi vetëm nëse numri i kapaciteteve në spítale arrin aq shumë saqë i saturon të gjitha resurset tona, si në burime njerëzore pra në mjekë e infermierë, si në shtretër, do ndodhë si në të gjithë botën.”, deklaroi ai.Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj i prekur nga koronavirusi ...

Aktualisht nga 400 shtretër, 55 janë të zënë, teksa numri një i Urgjéncës tha se nuk mendon se do izolohemi sërish.

“Tani kemi dhe një gjë pozitive pasi koha e shërimit është më e shkurtër se më parë“, tha Brataj.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme dy pacientë kanë ndërruar jetën te Inféktivi, duke e çuar numrin total të të vdékurve në 41.

Ndërkohë, nga fillimi i epidemisë e deri tani janë inféktuar 1 788 persona.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!