Komisioni Evropian ka rekomanduar të enjten hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike.

Komisioni ka propozuar që masa e ndàlimit të hyrjes në BE, të híqet për ato vende, të cilat dëshmojnë se situata e përhapjes së koronavírusit është e menaxhueshme.

Në propozimin e Komisionit Evropian, kufizimet është kërkuar që të híqen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

Komisioni e ka arsyetuar këtë kërkesë, me faktin që “situata epidemiologjike e tyre është e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në BE”.European Commission To Investigate Boeing - Embraer Deal - Simple ...

Sipas tij, ky rekomandim është edhe në përputhje me gadishmërinë e shprehur të Komisionit Evropian që të përfshijë për së afërmi vendet e Ballkanit Perëndimor në zbatimin e udhërréfyesit për héqjen e masave kufízuese në lùftën kùndër pandemisë.

Aty është përfshirë edhe rekomandimi për rifillimin e punës në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore për dhënien e vizave.

Sa u përket vendeve të tjera, Komisioni ka propozuar që vendimet të kushtëzohen me situatën epidemiologjike në to, me mundësinë e testimeve, vëzhgimit të personave të ínféktuar si dhe me kufízimet që kanë ato vende për hyrjen e daljen e shtetasve të BE-së.

Mes tjerash është kërkuar që pas 1 korrikut të aplikohen masa lehtësuese për studentët edhe punëtorët sezonalë, si dhe prej datës 15 qershor të híqen të gjitha kontrollet kufitare mes vendeve të bllokut evropian.EU Clarifies VAT Relief for Foreign Business Aircraft | Business ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!