Pati kritika ndaj një studimi të realizuar në SHBA që sugjeronte se koronavírusi mund të ketë qenë i pranishëm në qytetin kinez Wuhan që në gusht të vitit të kaluar.
Studimi nga Universiteti i Harvardit, i cili pati një publicitet të konsiderueshëm kur u lëshua në fillim të këtij muaji, është hedhur poshtë nga Kina dhe metodologjia e tij u sfídua nga shkencëtarë të pavarur.
Hulumtimi, i cili nuk është parë nga shkencëtarë të tjerë, bazohet në imazhet satelitore të lëvizjeve të trafikut nëpër spítalet e Wuhanit dhe gjurmímin e kërkimeve në internet për simptoma specifike mjekësore, raporton Top Channel.
Ai thoshte se ka pasur një rritje të dukshme të automjeteve që parkojnë jashtë gjashtë spítaleve në qytet nga fundi i gushtit deri në 1 dhjetor 2019. Kjo përkoi, sipas raportit të Harvardit, me një rritje të kërkimeve në rrjet për símptoma të mundshme të koronavírusit si “kollë” dhe “díarre”.
Kërkimi i BBC-së tregoi se ka pasur vërtet një shtim të kërkimeve për “simptoma díarreje” gushtin e vitit të kaluar. Por për vete termin “díarre”, që është dhe ai më i përdoruri zakonisht në Wuhan, në fakt ka rënie nga gushti 2019 deri në shpérthimin e koronavíusit.
Përpos kësaj, díarreja është símptoma e shtatë në listën e shenjave të Covid 19, që mbizotërohet nga temperatura, kola dhe vështirësitë në frymëmarrje. Po kështu, këndet e pamjeve të parkimeve tregojnë ndërtesa të larta në zonë, që mund të kenë bllòkuar pamjen, ndërsa në spitalin Tianyou ka dhe parkim nëntokësor.
Shqetësime pati edhe për spítalet e përzgjedhura. Kështu në liste ishte dhe spítali i Hubeit për gratë dhe fëmijët, port ë miturit dihet që rrallëherë kanë kërkuar spítalizim nga koronavírusi, ndaj shtimi I makinave të parkuara në këtë rast nuk mund të konsiderohet se ka lídhje me sémundjen.