Vetëm 4 ditë më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë.
Moderatorja solli nëjetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Krid, ndërsa çifti ka treguar se djali ka ndryshuar tashmë përgjithmonë jetët e tyre.
“Paç jetën te gjate e te lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojme per ty 🙏🏻 zot faleminderit Por mbi te gjitha faleminderit ty @elgitdoda dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston”, shkruate Klea krahas fotos ku dha lajmin e bukur se u bë nënë.
Sot, Klea dhe bebushi kanë dalë nga spítali dhe i vogli ka shkuar në shtëpinë e tij për herë të parë.
Ndaj, atij i është bërë pritja më e ëmbël me tortën e mirëseardhjes.
“Mirë se erdhe në shtëpi bebushi Krid”- shkruhet në tortën që Klea ka ndàrë në InstaStory.
Klea lindi në mënyrë natyrale dhe pranë saj në sallën e lindjes qëndroi gjatë gjithë kohës Elgiti, ashtu siç çifti kishte dëshiruar.