Që Ronela Hajati dhe Young Zerka nuk janë më bashkë po diskutohej prej kohësh.

Ronela Hajati konfirmon publikisht ndàrjen nga Young Zerka!

Rreth një muaj më parë ju sollëm në vëmendje se dyshja jo vetëm që s’e kaluan karantinën bashkë, por ndër të tjera nuk e ndíqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Fillimisht patëm dyshime nëse këto ishin shenja të një kríze në marrëdhënien e tyre, apo jo. Mirëpo, tashmë nuk ka më vend për paqartësi.

Kjo falë Ronelës e cila ka thënë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kùrthin e Piter Pan” se është më “e padashuruar se kurrë”!

Këngëtarja tha se është vetëm, pra beqare dhe e fokusuar te puna, duke konfirmuar kështu ndàrjen nga Young Zerka.

Një arsye specifike këngëtarja nuk e dha por u shpreh se Zoti i di më mirë ca gjëra dhe ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen.

Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punojë me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen.

Kujtojmë se thashethemet rreth çiftit kanë qenë të shumta, teksa ishte Young Zerka ai që e konfirmoi lidhjen e tyre në nëntor të 2019-ës, duke e quajtur “shpirtin e tij binjak”, madje më herët ka patur zëra që thoshin se çifti ka nisur të bashkëjetojë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!