Butrint Imeri i është shtuar listës së këngëtarëve shqiptare që kërkojnë fronin e hitit veror për 2020-n.

Këngëtari i njohur ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Si përpara” që ndonëse flet për ndarjen, është tepër ritmik.

Muzika është punuar nga producenti Arbër Gjikolli, i njohur si Big Bang Beats.Butrint Imeri

Teksti i cili flet për një dashuri të humbur që i lutet të kthehen si më parë, bëhet edhe më tërhéqës kur mëson se për të është kujdesur vetë Butrinti, në bashkëpunim me Big Bang-un dhe Nuken.

“A kena mu dasht na t’dy si përpara?

A kena mu dasht na t’dy sikur n’përralla?

A kena mu dasht na t’dy si përpara?

A kena mu dasht na dy veç n’andrra?”, është refreni.Butrint Imeri takohet me shoqërinë e shkollës, këndojnë së bashku ...

Nuk e dimë nëse këngëtari i referohet një dashurie të shkuar, apo është thjesht një tematikë mjaft e pëlqyer e verës dhe kujtimet gjatë saj për dashuritë e hùmbura.

Këngëtari tregohet mjaft i rezervuar sa i përket jetës së tij private, që pas fjalëve për një lídhje me Kiara Titon, që nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqiptar dhe sjellin një atmosferë mjaft të këndshme verore. Për më tepër ju ftojmë ta shihni më poshtë:

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!