Megjithëse jemi mësuar ta shohim gjithmonë bjonde që në fillimet e saj në ekran, modelja Kejvina Kthella s’ka qenë gjithmonë e tillë.
Shumë vite më parë, atëherë kur ende s’kishte provuar të luante me flokët e saj dhe mbante akoma ngjyrën origjinale, Kejvina ishte një brune.
Me siguri jeni kuriozë të dini si dukej bukuroshja bjonde me një ‘look’ totalisht ndryshe, ndaj Kejvina na e shoi vetë këtë kuríozitet.
Në InstaStory, modelja ka ndàrë me ndjékësit një foto të shumë viteve më parë, atëherë kur ishte në fillimet e modelingut dhe dukej gjithashtu shumë ndryshe nga sot.
Kejvina shfaqet shumë e re, me flokët brune të mbledhura bisht dhe një trup shumë të tonifíkuar dhe asokohe.
Ajo ka pozuar me dy vajza të tjera gjithashtu modele dhe duket se kanë qenë në një sfílatë, pasi mbajnë numra në bíkínit e tyre.
Fillimet e modeles janë në Itali, ku ka jetuar prej vitesh. Ajo është marrë me modeling që në moshën 14-vjeçare dhe ka punuar për agjenci të ndryshme në shtetin fqínj.
Mirëpo, fati e deshi të kthehej sërish në Shqipëri dhe të merrte famë të menjëhershme që me daljen e parë publike në emisionin “Xing me Ermalin”.