Në shtator të vitit që lamë pas, moderatorja Jonida Vokshi i dha fund beqarisë me partnerin e saj, Besnik Krapi.

Dyshja mbajti një ceremoni madhështore në një resort në Malin e Robit, ku shkon vazhdimisht gjatë ditëve të nxehta të verës.

Fundjava e ka gjetur çiftin në të njëjtin vend ku është martuar dhe duket se Jonida është tunduar që të bëjë dasmë për herë të dytë.jonidavokshiofficial instagram story,jonidavokshiofficial, jonidavokshiofficial,

Këtë e thotë ajo vetë në InstaStory, madje ka caktuar edhe datën.

“Po mendojmë për një dasmë tjetër në shtator.”- janë fjalët e moderatores krahas postimit, fuke na ngritur pikëpyetje për vërtetësinë e kësaj deklarate.

Jonida dhe Besniku do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë, pasi vetëm pak ditë i ndajnë nga ardhja në jetë e bebushit të tyre.

Ata po presin një vajzë, emrin e së cilës e kanë zgjedhur që herët, mirëpo do të na e tregojnë kur ajo të lindë.

Në rrjete sociale, Jonida tregon shpesh se po e shijon shtatzëninë në maksimum dhe mezi po pret të marrë në krahë vajzën e saj.Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi martohen në shtator - Telegrafi

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!