Ministrja e Financave, Anila Denaj, bëri me dije sot përmes një video-mesazhi se është alokuar fondi nga buxheti i shtetit dhe brenda muajit qershor do të rimbursohen të gjithë personat që janë gjòbitur për shkelje të afatit të qëndrimit jashtë vendit.
Fondi do të jepet për ata persona që kanë shkelur afatin në datat 10 mars deri në 1 qershor, pas mundësisë për t’u rikthyer pë shkàk të pandemisë.
Për të përfituar duhet të aplikosh përmes Postës Shqiptare. Nëse aplikuesit nuk marrin të gjithë pagën që kanë bërë, atëherë duhet të ankohen tek Tatimet.
“Është alokuar një fond nga buxheti i shtetit për rimbursimin e pénaliteteve që qytetarët shqiptarë kanë marrë si thyerje e afateve të qëndrimit jashtë vendit për periudhën 10 mars- 1 qershor. Çdo qytetar shqiptar është i lutur të aplikojë nëpërmjet Postës Shqiptare të aplikojë nëpërmjet dokumentacionit, që vërteton marrjen dhe pagimin e pénalitetit si dhe të llogarisë bankare ku do të kryhet rimbursimi. Rimbursimi do të bëhet i plotë, me lek. Jeni të lutur që nga sot të aplikoni dhe brenda muajit qershor fondi disbursohet. Në rast se nuk e keni marrë na shkruani tek ankésat tek tatimet.gov.al”, tha Denaj.
Të gjithë shtetasit shqiptarë që janë gjòbitur duhet të dorëzojnë dokumentacionin pranë Drejtorisë së Përgjithshme së Tatimeve nëpërmjet postës. Dokumentacioni përfshin, vërtetimin e marrjes së pénalitetit dhe i pàgimit të tij, si dhe numrin e llogarisë bankare.