Një kamera e fshéhtë u përgatit në puntatën e fundit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” për moderatoren Arbana Osmani.
Ideatori sigurisht ishte partneri i saj, Eduart Grishaj, njëkohësisht regjisor i emisionit i cili kishte sjellë disa të ftuar që të aktronin dhe të zíheshin për çështje parash në studio.
Kur situata i doli jashtë kontrollit Arbanës, dy aktorët i treguan se ishte një kamera e fshehtë duke i dhënë më pas dorën moderatores.
Rrugëtimit të gjatë të programit “Dua të të bëj të lumtur” për këtë sezon i erdhi fundi. Faleminderit që na keni ndjekur çdo të shtunë, faleminderit për dashurinë qe na keni falur, do të rishihemi së shpejti me histori të tjera frymëzuese dhe emocionuese. Ju lëmë takim në sezonin e pestë të programit “Dua të të bëj të lumtur”. @arbanao @eduartgrishaj @sarafaniii @petrinagorica @kristina.mere @arber.tema @albixhani @fatmiranikolli @onipustina @ksantih @raimonda_bici @oli.gerta20 #lorinamixha @topchannelalbania #duatëtëbëjtëlumtur
E habitur Arbana, buzëqeshi dhe i bëri publikisht një “kërcënim” partnerit duke e pyetur: “Eduart, ku do flesh sonte pash zotin?”
Vetë regjisori ka reaguar sot me një postim në Instastory, ku i kthen përgjigje partneres së tij, pas lojës që i bëri në emision.
“Çfarë fati kam me këtë kohën e mirë! Fle jashtë robi në ballkon në fresk”, shkruan ai duke bërë tag partneren e cila me sa duket e paska mbajtur fjalën.
Epo, shpresojmë që dénimi të mos zgjasë shumë!