Më në fund u publikua! Bashkëpunimi më i shumëpritur i verës, mes Alban Skënderajt dhe Elgit Dodës, është në YouTube tashmë dhe mund ta shijoni.
Kënga më e re rítmike e titulluar “Parajsa ime” do të kthéhet nga sot në hitin e verës 2020, dhe për këtë na premton vetë Albani në postimin më të fundit në Instagram.
“Verë 2020, Shqiperi. Hapim zyrtarisht sezonin turistik në bregdetin më të bukur ne bote 😁🤪 #ParajsaIme #NowOnYoutube #LinkInBio ☝🏼”, shkruan Albani.
Të njëjtin postim ka bërë edhe Elgiti, i cili gjithashtu përmend “bregdetin më të bukur në botë”.
Ky projekt vjen si qershia mbi tortë këtë verë, për të na treguar “Parajsën” që na prét këtë verë.
Klipi është i xhiruar në rivierën e mrekullueshme shqiptare, për të cilën duhet të ketë një vëmendje të madhe këtë sezon pas pandémisë, në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kontribuojnë në ringrítjen ekonomike të turizmit.