1 Qershori e ka gjetur plot me njerëz parkun Rinia, i cili është hapur sot për herë të parë pas punimeve. Të emocionuar për të festuar, shumë prindër e fëmijë kanë vërshuar drejt parkut duke harruar rrezíkun që endet nëpër këmbë, vírusin e tmérrshëm COVID-19.
Në vendngjarje kishte dhe forca polície për të kordinuar sadopak grumbullimin, i cili mbetet ende një problem për sa kohë që vírusi është aktiv në vendin tonë.
Dhe ndonëse fotot tregojnë se shëndeti i qytetarëve mbetet i kércénuar, këtë herë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk ka reaguar.
Disa ditë më parë ajo kritikoi kryedemokratin Lulzim Basha për grumbullimin e qytetarëve në një takim, ndërsa sot munguan thirrjet për distancim:
“Zoti Basha mund t’i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie,”-shkruante Manastirliu.
Nuk e dimë se çfarë mendimi ka ministrja për këto pamje, por sot ajo festoi 1 Qershorin duke mbjellë perime me fëmijët e shtëpisë Zyber Hallulli:
“Fëmijët e bëjnë Botën fantastike😍 Me të vegjlit e shtëpisë së madhe të “Zyber Hallullit”, krijuam sot kopshtin e perimeve 🥕🥬🍅🥔 për të nxitur ushqimin e shëndetshëm, për mirërritjen e fëmijëve. Shumë faleminderit edukatoreve të përkushtuara dhe të gjithë ekipit të “Zyber Hallullit” për punën dhe sakrificën që po bëjnë në këtë kohë epidemie, duke u shkëputur nga familjet e tyre për të qëndruar pranë fëmijëve🙏🏼#Bashkë”, shkruante Ogerta.
Numri i rasteve me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 1143, ndërsa qyteti më i prékur mbetet Tirana ndaj thirrjet e vazhdueshme për ndërgjegjësim nuk duhet të mungojnë në asnjë moment.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/965516880571029