Drejtori i pézulluar i shkollës “Azem Hajdari” në Babrru, Besnik Daci, ka treguar se ka pasur dhe raste të tjera të ngjashme me rastin e fundit të pérdhùnimit të 15-vjeçares.
Në një intevistë për syri.net, ai shprehet se kanë qenë nxënësit që kanë raportuar raste të tilla, për të cilat shkolla ka vepruar, por për rastin e fundit, askush nuk dinte asgjë.
Rasti i mëparshëm është zbuluar që në vitin 2018 në të njëjtën shkollë por ndonëse u ndòqën të gjitha instancat, çuditërisht u mbyll.
I përfshirë njëri prej të rinjve të arrestuar së bashku me 65-vjeçarin Abaz Doga, edhe 2 vite më parë kishte përdorur të njëjtën skemë, atë të shàntazhit nëpërmjet fotove. Daci shprehet se organet kompetente nuk kanë verpuar duke e lënë të lirë nxënësin e denòncuar për pérdhùnimin dhe shàntàzhin e vajzës.
Pse u kanë pezùllar nga detyra?
Jam pezùllar që në datën 2 qershor. Jo për motive ligjore, por me argumentin që do hétohet dhe do jem i pézulluar deri në përfundim të gjithë hétimeve të kësaj ngjarjeje. Ndiej përgjégjësi nga ana morale dhe se ngjarje kaq të shémtuara ndodhën në komunitetin ku jetoj. Së pari, nxënësi i abùzar ka mbaruar detyrimet në këtë shkollë që në vitin 2018. Ish-roja e shkollës është larguar nga puna në korrik të vitit 2019. Kur kanë qenë në këtë shkollë nuk kanë pasur asnjë problem dhe nuk ka kontaktuar as me mësuesen kujdesare dhe tek psikologu.
Ka pasur raste të tjera?
Ju sqaroj me cilësinë morale të ish-drejtuesit të kësaj shkolle, unë çdo gjë e argumentoj me të gjitha dokumentet. Ka pasur raste ku janë ankuar nxënësit tek unë dhe kemi bërë dërgimin e çështjes në políci. Çuditërisht nxënësi është kthyer brenda 24 orëve në shkollë dhe ky nxënës ka qenë i implíkuar dhe në rastin e fundit. Në kemi bërë denòncimin menjëherë në organet kompetente, por ato e liruan dhe erdhi sërish në shkollë. Ministria e Arsimit ka qenë në dijeni dhe kemi dërguar të gjitha ankesat me email, por prindërit e nxënëses kanë tërhequr denòncimin dhe nuk ka vijuar çështja më tej.
A keni kërkuar ndihmë tek autoritetet?
Rikthimi i nxënësit në shkollë u bë me një sjellje të parregullt, sepse sikur fitoi të drejtat nga kjo gjë. Unë kam komunikuar me polícinë dhe më thanë që do denòncòni vetëm rastet që ndodhin në shkollë dhe jo ato që ndodhin në komunitet.