Federata Kroate e Futbollit ka marrë vendimin për pézullimin me 4 ndeshje për futbollistin shqiptar Eros Grezda!

Lojtari i Osijek u përplàs fizikisht me sulmuesin e Rijekas, Antonio Colak dhe e godíti me grusht në kokë kundërshtarin e tij, në parkimin e stadiumit, pas ndeshjes.

Incídenti u filmua dhe u publikua në media. Rregullat e Federatës Kroate të Futbollit përcaktonin se nëse një lojtar shpallet fàjtor për një sùlm kaq serioz, ai mund të përballej me një pezùllim deri në dy vjet nga futbolli. Por Grezda nuk do të marrë pjesë në 4 ndeshjet në kampionat ose kupë.

“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dénua për sùlmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkélje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit.”

Grezda, i cili u bashkua me Osijek në janar, ka insistuar se reagoi vetëm për shkak të pròvokimit ekstrem që mori nga pala tjetër.

Futbollisti është përfolur së fundi për romancën e tij me modelen e njohur Oriola Marashi. Ai madje ka pranuar lidhjen, duke u shprehur në një farë mënyre se karantinën e kanë kaluar bashkë.Më në fund…”, Eros Grezda zyrtarizon lidhjen me Oriola Marashin ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!