Pas 8 muajsh që nga kënga e fundit me Shaolin Gang, Getoar Selimi ka paralajmëruar hitin e verës 2020, që pritet të publikohet së shpejti.

Reperi i njohur ka publikuar një foto në Instagram, ku ka pozuar gjatë perëndimit, por thotë se pamja nuk ka lidhje me klipin e këngës së tij. Megjithatë një gjë është e sigurt, që kënga do jetë një prej më të mirave, siç paralàjmëron reperi.

“Njona prej kangëve më të mira që kemi po vjen … (foto s’ka lidhje me spotin)”, shprehet ai.GETOAR SELIMI Njona prej kangeve me te mira qe kemi po vjen ... (foto ska lidhje me spotin) Photo by GETOAR SELIMI in Green Coast Resort and Residences. Image may contain: one or more people, people standing, ocean, sky, twilight, cloud, outdoor, nature and water

Postimi ka marrë një lumë komentesh nga pjesëtarë të grupit Babastars, dhe mes tyre dalluam atë të reperit Majk.

Ndërsa Majk lë një koment me disa emoji zjàrresh, Getoari ia kthen: “A rréjta najsen?”

Kjo na bën të dyshojmë se bëhet fjalë për një bashkëpunim mes Getoarit dhe Majk, që pritet të jetë tejet i suksesshëm. Kënga e tyre e përbashkët është lajmëruar edhe më herët nga Prive.al .

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!